FC BESA

FTESË PËR BASHKËPUNIM DHE MBËSHTETJE

06/08/2025 · Lajme

FTESË PËR BASHKËPUNIM DHE MBËSHTETJE

FC BESA – ZËRI I KOMUNITETIT TONË

Të nderuar miq, dashamirë të sportit dhe përkrahës të rinisë,
Dëshirojmë t’ju informojmë se klubi ynë, FC BESA nga Komuna e Sarajit, i cili garon me dinjitet në Ligën e 3-të – Veri në Republikën e Maqedonisë së Veriut, është në kërkim të sponsorëve dhe donatorëve që e ndjejnë veten pjesë të këtij rrugëtimi të përbashkët.

Ky klub është më shumë se një skuadër futbolli është shpresë për të rinjtë, për komunitetin dhe për gjeneratat që po rriten me ëndrra e pasion.

🟠 Pa ju, nuk mundemi!
🟢 Me ju, gjithçka është e mundur!

Kushdo që dëshiron të bëhet pjesë e mbështetjes për klubin, qoftë si sponsor apo donator, është i mirëseardhur. Çdo kontribut është i vlefshëm dhe do të vlerësohet me mirënjohje të thellë nga ana jonë.

📊 Kategoritë e sponsorimit janë si më poshtë:

🔹 Sponsor Gjeneral – mbi 51% të shumës së nevojshme
🔹 Sponsor Silver – nga 30% deri në 50%
🔹 Sponsor Bronze – nën 30%

⚠️ Pa dallim nga niveli i kontributit, të gjithë mbështetësit do të promovohen dhe falënderohen publikisht nga klubi ynë.

Ju faleminderit që besoni te ne!
Bashkë për sportin, për të ardhmen, për BESA-n!
Me respekt,
Klubi Juaj – FC BESA

Shpërndaj: Facebook X