📣 Transferim i ri sulmues në FC Besa – Mirë se vjen Ismail Xhaferi!
FC Besa vazhdon të ndërtojë skuadrën me energji të reja dhe talente premtuese për sezonin 2025/26. Sot kemi kënaqësinë të njoftojmë afrimin e qendërsulmuesit 18-vjeçar Ismail Xhaferi, një lojtar me potencial të madh dhe zemër të zjarrtë për futbollin!
Pas bisedimeve konkrete dhe konstruktive, u arrit marrëveshja që Ismail të bëhet pjesë e klubit tonë, ku do të jetë jo vetëm forca e parë e sulmit, por edhe çelësi i golave dhe suksesit që synojmë së bashku.
🧨 Ismail Xhaferi, i lindur më 04.10.2006, vjen me përvojë në këto klube:
1️⃣ FK Vardar
2️⃣ FK Dolno Konjari

Ky sulmues i ri premton shumë dhe tashmë ka shprehur publikisht përkushtimin e tij:
“Do të luaj me zemër zjarr për këtë fanellë dhe këtë emblemë – besoj në suksesin tonë të përbashkët!”
FC Besa e mirëpret Ismailin si një aset të rëndësishëm për të ardhmen dhe një zë të ri që do të jehon në fushë me gola, luftë dhe pasion.
🔰 Mirë se erdhe në familjen tonë, Ismail!
❤️🖤 Me Besë në Zemër, Me Sulm në Objektiv!
#FCBesa #Transferim2025 #ZemërSulmuese #IsmailXhaferi