FC BESA

Forcim në qendër të mbrojtjes – Mirë se vjen Zirap Imeri!

12/07/2025 · Lajme

FC Besa me kënaqësi njofton për transferimin më të ri në repartin mbrojtës – Zirap Imeri, një qendërmbrojtës i palëkundur, i cili nga sot do të jetë zemra e skuadrës dhe shtylla kryesore e mbrojtjes sonë!

Pas bisedimeve konkrete dhe pozitive, është arritur marrëveshje që Zirapi, i lindur më 31.10.1999, të vesh fanellën e FC Besa dhe të jap kontributin e tij me përkushtim, energji dhe profesionalizëm në sezonin e ri.

🛡️ Me një përvojë solide dhe të formuar në akademitë dhe klubet si:
• KF Shkëndija (U16 deri U19)
• KF Vardar ( Forinë )
• KF Drita
• KF Rinia

Zirap sjell me vete disiplinë taktike, vendosmëri në duele dhe qetësi në organizimin e vijës së fundit. Me të në mbrojtje, ekipi ynë fiton një barrierë të fortë dhe një lider në prapavijë.

🔰 Mirë se vjen në FC Besa, Zirap!
Së bashku drejt fitoreve, me besë dhe qëndrueshmëri në çdo ndeshje! ❤️🖤

Shpërndaj: Facebook X