FC BESA

Mirësevjen në familjen tonë, Nebi Mustafa!

12/07/2025 · Lajme

FC Besa vazhdon me përkushtim ndërtimin e të ardhmes së klubit, duke u fokusuar në zhvillimin e talenteve të rinj dhe gjeneratave premtuese. Sot kemi kënaqësinë të njoftojmë nënshkrimin e marrëveshjes me një prej lojtarëve më perspektivë në rolin e mbrojtësit të djathtë – Nebi Mustafa!

 

🛡️ Nebi Mustafa, i lindur më 02.08.2008 (16 vjeçari ) , vjen nga skuadra FK Beratstvo Ljubin, dhe tashmë do të mbrojë ngjyrat e FC Besa-s, si pjesë e projektit tonë për gjeneratat e ardhshme.

Me disiplinë, pasion dhe potencial të lartë, Nebi konsiderohet si një emër që premton shumë për të ardhmen, dhe ne jemi të bindur se ai do të rritet dhe do të zhvillohet në një ambient që e vlerëson punën, përkushtimin dhe talentin.

❤️🖤 Mirë se erdhe në familjen e FC Besa, Nebi!
Të presin sfida, mundësi dhe suksese së bashku ndërtojmë të ardhmen!
#FCBesa #MirëSeVjenNebi #GjeneratatEFutbollit #EArdhmjaMeBesë

Shpërndaj: Facebook X