Në cilësinë e drejtorit sportiv dhe anëtar i kryesisë së FC Besa,sot zhvillova një takim të rëndësishëm me zëvendësministren e Sportit, znj. Safije Sadiku Shahini.

Në këtë takim miqësor dhe konstruktiv, u diskutuan disa tema kyçe për zhvillimin dhe përparimin e sportit në rajonin tonë:
1. Stadiumi në fshatin Sfillare – U theksua domosdoshmëria për rinovimin e këtij objekti sportiv dhe krijimin e kushteve dinjitoze për zhvillimin e aktiviteteve futbollistike dhe atyre të sportit në përgjithësi.
2. Mbështetja financiare nga Ministria – Diskutuam rreth buxhetit të planifikuar për ndihmat ndaj klubeve, ku u garantua se deri në fund të këtij viti pritet të sigurohen mjete financiare për projektet tona.
Puna do të nis sapo të përmbyllet procedura e dokumentacionit përkatës.
Besojmë fuqishëm se përkrahja institucionale do të ndikojë pozitivisht në misionin tonë për të ngritur sportin vendor në nivel më të lartë.
Faleminderit për mikpritjen dhe përkrahjen e vazhdueshme!
Fjalët e zv.ministres znj. Sadiku- Shahini :
“Sot pata kënaqësinë të takohem me drejtorin sportiv të klubit të futbollit Besa Saraj, z. Garip Ramadani. Diskutuam për zhvillimin e mëtejshëm të sportit, mbështetjen institucionale dhe sfidat me të cilat përballen klubet lokale. Vlerësoj përkushtimin dhe punën profesionale të z. Ramadani për avancimin e futbollit në komunën e Sarajit. ”