FC BESA

BESA – NIS NJË KAPITULL TË RI!

13/07/2025 · Lajme

Të dashur sportdashës, lojtarë dhe bashkëvendas,

Me krenari ju informojmë sedo të garojë në Ligën e 3-të – Zona Veri për sezonin e ri 2025/26!

Klubi ynë, që rritet çdo ditë me zemër e përkushtim, do të udhëhiqet nga një emër me vizion dhe përvojë: trajneri Lekë Zajazi, i cili, i ndihmuar nga stafi i klubit dhe drejtorët sportivë Garip Ramadani dhe Abdulla Veseli, është në procesin e ndërtimit të një ekipi dinjitoz dhe konkurrues.

Ky sezon nuk është thjesht një garë , por një thirrje për të qëndruar bashkë, për të përfaqësuar me dinjitet ngjyrat dhe krenarinë tonë.

Çdo ndeshje do të jetë një histori që do ta shkruajmë me djersë, shpirt e besim!

BESA nuk është vetëm futboll , është zemër, është bashkim, është identitet!

Na ndiqni, na mbështetni – ky është viti ynë!

🖤❤️

#FCBesa #Sezoni2025 #ZemraRrehBesa #ForcaBesa

Shpërndaj: Facebook X