FC BESA

Rinovime të rëndësishme në FC Besa për sezonin 2025/26!

12/07/2025 · Lajme

FC Besa vazhdon me konsolidimin e skuadrës për Ligën e 3-të, duke ruajtur bërthamën e lojtarëve që dhanë kontribut të çmuar gjatë sezonit historik 2024/25.

Sot, klubi ka rinovuar kontratat me futbollistët e saj aktual, të cilët me vullnet, zemër dhe krenari kanë vendosur të vazhdojnë rrugëtimin me fanellën tonë edhe në sfidat e reja që na presin:

✍️ Burhan Sali – rinovim zyrtar
🤝 Amar Demiri – marrëveshje verbale për sezonin 2025/26
🤝 Amir Nexhipi – marrëveshje verbale për sezonin 2025/26
🤝 Arian Ramadani – marrëveshje verbale për sezonin 2025/26

Këta lojtarë kanë dëshmuar përkushtim të madh gjatë rrugëtimit tonë dhe klubi është krenar që ata do të jenë pjesë e projektit tonë edhe në një nivel më të lartë garues.

❤️🖤 FC Besa – Me Besë Në Zemër!
#FCBesa #Rinovime2025 #MeZemërNëFushë #Liga3

Shpërndaj: Facebook X