📢 Zyrtare: FC Besa rinovon kontratat me lojtarët për sezonin 2025/26!
Klubi ynë vazhdon të ndërtojë një skuadër të qëndrueshme dhe konkurruese për sezonin e ri, duke ruajtur bazën e fortë të ekipit që tregoi vlerë, përkushtim dhe besnikëri gjatë sezonit të kaluar.

Sot kemi kënaqësinë të njoftojmë rinovimin e marrëveshjeve me këta futbollistë të rëndësishëm të skuadrës:
🔁 Venhar Lali Neziri – i lindur më 26.05.2004
🔁 Lirim Shaqiri – i lindur më 16.04.2000
🔁 Erkan Hajruli – i lindur më 25.01.1988
🔁 Furkan Saiti – i lindur më 01.12.2001

Të gjithë këta futbollistë kanë treguar përkushtim maksimal, profesionalizëm dhe dashuri për fanellën, dhe rinovimi i kontratave me ta është dëshmi e vazhdimësisë dhe vizionit të klubit tonë.
❤️🖤 FC Besa – Me Besë Në Zemër!
#FCBesa #Rinovime2025 #MeZemërNëFushë
